Programi Emocione Pozitive për Skizofreninë (PEPS)

Programi emocione pozitive për skizofreninë (PEPS), është një program grupor që mundohet  të ulë anhedoninë  (vështiresia për ta parashikuar ose përjetuar kënaqësinë) dhe apatinë duke rritur kontrollin kognitiv të emocioneve pozitive.

Bëhet fjalë për tetë seanca  një orëshe, që jepen me anë të materialeve multimediale (vizuale dhe zanore) të cilat prezantohen ne formë PowerPoint që shfaqen në një ekran. Grupet përbëhen nga 5 deri në 10 pjesmarrës.

Çdo seancë fillon me mirëpritjen dhe një ushtrim relaksimi ose meditimi.

Që nga seanca e dytë, animatorët rishikojnë detyrën e shtëpisë që është dhënë në fund të seancës  së mëparshme.

Seanca vijon me vënien në diskutim të një besimi disfatist, pastaj me mësimin e një kompetence për të përmirësuar parashikimin, mbajtjen, shtimin apo riaktualizimin e emocioneve pozitive.

Seanca pëfundon me dhënien e detyrës për seancen e ardhshme.

Kompetencat e mësuara janë: shijimi i përvojës së këndshme, shprehja e emocioneve nëpërmes sjelljeve, kapitalizimi i momenteve pozitive dhe parashikimi i momenteve të këndshme

Favrod J, Nguyen A, Tronche AM, Blanc O, Dubreucq J, Chereau-Boudet I, Capdevielle D, Llorca PM: Impact of Positive Emotion Regulation Training on Negative Symptoms and Social Functioning in Schizophrenia: A Field Test. Frontiers in Psychiatry 2019;10:532.

Favrod J, Nguyen A, Chaix J, Pellet J, Frobert L, Fankhauser C, Ismailaj A, Brana A, Tamic G, Suter C, Rexhaj S, Golay P, Bonsack C: Improving Pleasure and Motivation in Schizophrenia: A Randomized Controlled Clinical Trial. Psychotherapy and Psychosomatics 2019, 88:84-95.

Nguyen A, Frobert L, McCluskey I, Golay P, Bonsack C, Favrod J: Development of the positive emotions program for schizophrenia: An intervention to improve pleasure and motivation in schizophrenia. Front Psychiatry 2016;7:13.

Uka F, Repišti S, Arenliu A, Ramadani F, Bërxulli D, Konjufca J, Jovanović N: Factor structure of the Albanian version of the Clinical Assessment Interview for Negative Symptoms (CAINS): Associations with the Brief Symptoms Inventory (BSI). 2020:000010247820200013.